111 të vdekur nga tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi

111 të vdekur nga tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Kolumbinë perëndimore, sipas autoriteteve lokale.

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi të hënën në orën 07:34, në rajonin Chocó, në një thellësi prej 107 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, si dhe në Venezuelën, Ekuadorin dhe Panamanë fqinje.

Ndërtesa janë shembur dhe kanë nisur operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti ndodhi më pak se dy muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën pjesë të Venezuelës, duke shkaktuar mbi 6 mijë e 100 viktima, raporton BBC.

Share This