
Aksident në aksin Vlorë–Llogora, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën një 52-vjeçar
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Llogora, pranë fshatit Fushë Dukat.
Sipas njoftimit të Policisë, një automjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç.
Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /rtsh/

