
Fluks i qetë në kufijtë e Kosovës, pa kolona në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se mëngjesin e së dielës fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës është i qetë, me pritje minimale si për automjetet ashtu edhe për kamionët.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 07:31, në shumicën e pikave kufitare koha e pritjes për hyrje dhe dalje është nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona automjetesh, raporton rtk.
Në pikën kufitare të Vërmicës është regjistruar një pritje pak më e gjatë në dalje për automjetet, prej 5 deri në 10 minuta, ndërsa në hyrje pritja mbetet 3 deri në 5 minuta. Edhe në këtë pikë nuk janë evidentuar kolona.
Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në pikat kufitare Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, ku qarkullimi zhvillohet normalisht.
Edhe për transportin e mallrave nuk ka pritje apo kolona, pasi kamionët po kalojnë kufirin brenda 3 deri në 5 minutave në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

