
MINTI publikon çmimet maksimale të derivateve të naftës për dy ditë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për të dielen dhe të hënën.
Sipas vendimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) do të jetë 1.72 euro, benzina do të kushtojë deri në 1.52 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për dy ditë.

