Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë

Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një thirrje mobilizuese për strukturat dhe përkrahësit e partisë së tij, në prag të zgjedhjeve lokale të 13 shtatorit.

Përmes një postimi, Abdixhiku ka theksuar se LDK po hyn në këtë garë më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë. Ai ka paralajmëruar një tubim madhor në Prishtinë.

Postimi:

Ja ku po nisim prapë.

Më të fortë. Më të bashkuar.

Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë.

Sepse lodhja nuk na ndal, zhgënjimi nuk na mposht, besimi gjithmonë na ngre në këmbë.

Koha të ngrihemi sërish në këmbë. Gjithandej në Kosovë. LDK përgjithmonë!

Share This