Moti sot, me diell dhe me vranësira të pakta

Moti sot, me diell dhe me vranësira të pakta

Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat vende- vende mund te sjellin ndonjë rigë lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Share This