
Haaland ‘rrëzon’ Brazilin, Norvegjia në çerekfinale
Norvegjia ka shkaktuar befasinë më të madhe të deritanishme në Kupën e Botës 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultat 2-1 në ndeshjen e 1/8 së finales dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Skuadra nordike zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj pesë herë kampionëve të botës, në një duel me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja anët.
Fraksioni i parë u karakterizua me lojë dinamike, ku Brazili pati mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi nga pika e bardhë, por Bruno Guimarães dështoi të shënojë, duke i dhënë Norvegjisë mundësinë të mbetet në lojë.
Në pjesën e dytë, ndeshja mori tjetër rrjedhë, me Norvegjinë më konkrete në finalizim. Heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili realizoi dy herë për fitoren e madhe.
Sulmuesi i Manchester Cityt zhbllokoi rezultatin në minutën e 79-të, ndërsa vulosi kualifikimin në minutën e 90-të për 2-0.
Brazili arriti të ngushtojë shifrat në kohën shtesë me Neymar nga penalltia, por goli erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Norvegjia avancon në çerekfinale të Botërorit 2026, ndërsa Brazili i jep fund rrugëtimit në këtë edicion të turneut.

