Zyrtare: Lewandowski largohet nga Barcelona

Zyrtare: Lewandowski largohet nga Barcelona

Tashmë është zyrtare. Sulmuesi polak Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Klubi katalonas të shtunën ka njoftuar se Robert Lewandowski do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës së tij katërvjeçare në “Camp Nou”.

Sulmuesi polak iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munich dhe gjatë qëndrimit në Spanjë ishte një nga figurat kryesore të skuadrës. Lewandowski kontribuoi ndjeshëm në sukseset e Barcelonës, duke fituar tre tituj të La Liga.

37-vjeçari la gjurmë me paraqitjet dhe golat e tij, duke qenë lider i repartit ofensiv të katalanasve në vitet e fundit.

Aktualisht nuk ka ende një vendim për të ardhmen e veteranit polak, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm gjatë afatit kalimtarë të kësaj verë.

Share This