Zyrtare: Arsenali zyrtarizon Eberechi Eze

Zyrtare: Arsenali zyrtarizon Eberechi Eze

Arsenali ka zyrtarizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Premierligë.

Klubi londinez ka kompletuar kalimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace për shumën prej 60 milionë funtesh plus bonuse.

Mesfushori ofensiv, i cili ka shkëlqyer me fanellën e “The Eagles”, konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit anglez. Teknika e rafinuar, kreativiteti dhe aftësia për të bërë diferencën e bëjnë atë një armë të re të fuqishme në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta.

Sipas medieve britanike, Eze nuk ka pasur asnjë dyshim për të ardhmen e tij. Ai e kishte ëndërr prej kohësh të luante me fanellën e Arsenalit dhe madje ka refuzuar interesimin e disa klubeve të tjera për ta realizuar këtë hap në karrierën e tij.

Me këtë transferim, “Topçinjtë” synojnë të forcojnë më tej repartin e mesfushës dhe të rrisin konkurrencën në ofensivë në garën për trofetë e sezonit të ri.

Share This