
Uran Ismaili takon pensionistët e Prishtinës: Gjenerata e artë meriton respekt
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me një grup pensionistësh të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për sfidat e tyre të përditshme dhe mënyrën se si po trajtohen nga qeverisja aktuale.
Ismaili i quajti pensionistët “gjenerata e artë që e ka ngritur Prishtinën me punë e sakrificë”, duke theksuar se ata meritojnë trajtim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese.
Në këtë takim, ai prezantoi disa nga masat konkrete që do të ndërmarrë në qeverisjen e tij:
Lëvizje falas me autobusë për pensionistët
Qasje prioritare në shërbimet komunale dhe shëndetësore
Hapësira të dedikuara për jetë komunitare
Rrugë të ndriçuara me trotuare të sigurta
“Në qeverisjen time, ju që e keni ndërtuar këtë qytet do ta keni respektin që ju takon”, shkroi Ismaili në një postim në rrjetet sociale.


