Zbulohen gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, përballje gjigantësh

Zbulohen gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, përballje gjigantësh

Janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pas shortit të hedhur këtë të premte në Ciudad del Futbol në Las Rozas të Madridit.

Shorti ka rezervuar dy përballje të forta: Atletico de Madrid do të përballet me Barcelonën, ndërsa Athletic Bilbao do të masë forcat me Real Sociedadin, duke premtuar spektakël dhe rivalitet të madh në këtë fazë të kompeticionit.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në mes të muajit shkurt, konkretisht nga e marta, 10 shkurt, deri të enjten, 12 shkurt, ndërsa oraret zyrtare pritet të konfirmohen nga organizatorët në ditët në vijim.

Takimet e kthimit janë planifikuar për fillimin e muajit mars, nga 3 deri më 5 mars, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat finaliste të edicionit aktual të Kupës së Mbretit.

Share This