Vlora Çitaku vjen më një reagim të ashpër ndaj Albulena Haxhiut dhe Fitore Pacollit: E turpshme, për besë

Vlora Çitaku vjen më një reagim të ashpër ndaj Albulena Haxhiut dhe Fitore Pacollit: E turpshme, për besë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, pas deklarimeve të tyre ndaj deputetes së re të Kuvendit, Sala Jashari, mbesës së heronjve Sala e Hamit Jashari.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka kritikuar ashpër, duke thënë se Haxhiu dhe Pacolli “guxuan t’i thonë Salë Jasharit se është në koordinim me Listën Serbe”, gjë që ajo e cilëson si ofensivë të ulët politike ndaj një familjeje me histori sakrifice.

Çitaku rikujtoi betejën e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz, duke theksuar se në atë rezistencë ranë edhe Sala dhe Hamit Jashari, të cilët i quajti “dy heronj të Kosovës”.

Ajo nënvizoi se Sala Jashari, mbesa e tyre, sot është zgjedhur deputete me votën e shqiptarëve patriotë dhe përfaqëson vlerat për të cilat familja Jashari ka sakrifikuar.

Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj nënkryetares së Kuvendit

Duke iu referuar Haxhiut, Çitaku tha se është “e turpshme” që një nënkryetare Kuvendi dhe ish-ministre e Drejtësisë “guxon të akuzojë” një deputete të PDK-së për koordinim me Listën Serbe, duke e quajtur këtë narracion politik të rrezikshëm dhe të pavërtetë.

Ajo shtoi se secili deputet i PDK-së ka “më shumë atribut dhe kontribut për shtetin e Kosovës sesa kjo nënkryetare”, duke shprehur keqardhje që, sipas saj, një profil i tillë ka arritur të mbajë pozita të larta shtetërore.

“Uroj që sot të jetë fillimi i fundit të këtij mentaliteti”

Çitaku përmbylli reagimin duke e cilësuar situatën “të turpshme” dhe duke shpresuar se kjo qasje politike do të marrë fund.

Reagimi i saj vjen në një periudhë tensionesh të shtuar në Kuvend dhe mes partive politike, ku debati për akuzat ndaj deputetes Sala Jashari ka ngjallur reagime të shumta.

Share This