Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese.

“Ndodhemi në një situatë ku nuk besoj se mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kërkesë para tyre. Ata kanë një materie, të cilën tash duhet ta trajtojnë”, ka theksuar Kurti në një konferencë për media, raporton rtk.

Ai ka thënë se deputetët që u zgjodhën për katër vjet në legjislaturën e dhjetë nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuan nga mediet se me dekret është shpërndarë Kuvendi.

“Neni 86, paragrafi 6 i Kushtetutës parashikon se Kuvendi shpërndahet nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk zgjedhet president. Pra, asnjëri nga kandidatët nuk i merr 61 vota. Ne nuk kemi mbërri atje. Dy kandidatë ishin mbrëmë, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, mirëpo nuk u konsumua as raundi i parë, e lëre më i tretë. Nga formulimi i kësaj dispozite, pra neni 86 paragrafi 6, del qartë se shpërndarja e Kuvendit lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e procedurës së votimit. Pra, pasi të jenë zhvilluar tre raunde votimi dhe votimi i tretë të ketë dështuar për të zgjedhur presidentin. E mbrëmë ne vetëm sa filluam me raundin e parë, kurrsesi nuk jemi tek përfundimi i raundit të tretë”, shtoi Kurti.

Share This