
Vlora Çitaku: PDK-ja nuk është fshehur kurrë pas rolit të viktimës
Vlora Çitaku ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti i vetëm politik në vend që, sipas saj, nuk është viktimizuar asnjëherë, pavarësisht sfidave dhe sulmeve ndër vite.
Ajo theksoi se PDK-ja është përballur me sulme verbale, politike dhe madje edhe fizike, por nuk është fshehur pas rolit të viktimës.
“S’ka pasur nevojë të viktimizohet, por ka qëndruar gjithmonë përballë sfidave, sulmeve dhe padrejtësive, me kokën lart,” u shpreh Çitaku.
Sipas saj, kjo qasje ka qenë karakteristikë e vazhdueshme e partisë gjatë gjithë ekzistencës së saj në skenën politike të Kosovës. /Rekordi.net

