Man United-Fernandes, zhvillime interesante

Man United-Fernandes, zhvillime interesante

Manchester United ka nisur bisedimet me kapitenin Bruno Fernandes për një kontratë të re, pas interesimit të fuqishëm nga Galatasaray, raportojnë mediat britanike, transmeton Rekordi.net.

31 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës aktuale me klubin anglez, e cila përmban edhe një opsion për zgjatje të saj për 12 muaj të tjerë.

Situata e kontratës së Fernandes kishte tërhequr vëmendjen e Galatasarayt, me klubin turk që i kishte bërë portugezit një ofertë të jashtëzakonshme prej 20 milionë eurosh në sezon, duke shpresuar ta bindte të transferohej në Stamboll.

Fernandes kishte gjithashtu një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet e huaja, por kjo klauzolë tashmë ka skaduar.

Sipas “The Athletic”, Manchester United tani ka hapur zyrtarisht bisedimet për një marrëveshje të re me kapitenin e skuadrës. Fernandes raportohet se është i interesuar të vazhdojë karrierën në Old Trafford.

Portugezi është konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester United në periudhën pas Sir Alex Fergusonit. Që prej transferimit nga Sporting në janar të vitit 2020, ai ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar 105 asistime në 327 paraqitje.

Sezonin e kaluar, Fernandes u shpall edhe Lojtari i Vitit nga FWA, pasi vendosi rekord të ri në Premier League për asistime, me 21 asistime në 35 ndeshje.

Manchester United tashmë synon të sigurojë vazhdimin e kapitenit, duke shmangur mundësinë që ai të largohet nga Old Trafford në një nga afatet e ardhshme kalimtare. /Rekordi.net

Share This