Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

E diela (14 dhjetor) do të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar një ditë të qetë dhe kryesisht me diell.

Orët me diell do të dominojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira të pakta kalimtare priten vetëm në zonat malore të juglindjes, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Në bregdet, veçanërisht në segmentin jugperëndimor, si edhe në lugina, era hera-herës do të arrijë deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i qetë, me forcë 1–3 ballë. /rtsh/

Share This