
E rëndë në Ksamil/ Vritet me thikë shtetasi francez, gjendet në shezlonget e plazhit. Autori në arrati
Një shtetas francez rreth 20 vjeç është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në shezlongët e një plazhi në Ksamil.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:15, para një lokali në zonën turistike. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, me inicialet M. M., dyshohet se është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia dyshon se autor i ngjarjes është një 29-vjeçar shqiptar, me inicialet S. V., banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas konfliktit. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.
“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /rtsh/

