“Unë e kam mendimin tim, por…”: Pse presidentja Osmani e la në gjysmë komentin për vendimin e Supremes?

“Unë e kam mendimin tim, por…”: Pse presidentja Osmani e la në gjysmë komentin për vendimin e Supremes?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Foli për mundësinë e sulmeve nga Serbia, gjendjen e sigurisë, gjendjen politike. Por, zgjodhi heshtjen për vendimin e Gjykatës Supreme që ua ndaloi ministrave, të jenë edhe deputetë.

Kjo pas vendimit për digjitalizimin e arkave fiskale.

Osmani nuk e pa të arsyeshme t’i dënojë as sulmet e linçimet ndaj gjyqtarëve.

“Për Supremen palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kurse Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj për AAK-në ka thënë se nëse deputetët dëshirojnë ta ngrisin çështjet e papërputhshmërisë mes detyrës së deputetit dhe ministrit atëherë mund ta bëjnë me 40 nënshkrime. Pra është edhe kjo rrugë tjetër, sepse po flasim për një çështje kushtetuese. Tash unë e kam opinionin tim, por mos ta marr detyrën e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Sipas vendimit, udhëzimi i nënshkruar nga Hekuran Murati ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi e kishte bërë pas betimit si deputet.

Kjo nisi një fushatë sulmesh nga pushteti, drejtuar Gjykatës Supreme.

Share This