Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 38°C

Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 38°C

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me temperatura të larta në shumicën e territorit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 38 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, 1–6 m/s.

Share This