
Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Procesi ishte demokratik, jemi të bashkuar
Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Lumir Abdixhiku nuk u shkarkua nga pozita e kryetarit të partisë, ka reaguar deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.
Zemaj tha se procesi ishte demokratik dhe i organizuar mirë nga aspekti procedural.
“Ky ishte një proces demokratik, rezultati është ai që është. Gjithçka në aspektin procedural ishte mirë e organizuar. Sido që të jetë, ky është rezultati dhe e mira është se gjithçka ishte demokratike dhe jemi të bashkuar, kështu siç po na shihni”, deklaroi Zemaj.

