
Shqipëri, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. /rtsh/

