Trump: Groenlandën do ta marrim me të gjitha mënyrat

Trump: Groenlandën do ta marrim me të gjitha mënyrat

Presidenti amerikan, Donald Trump, riafirmoi mbrëmē pretendimet e tij ndaj Groenlandës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë për të parandaluar Kinën ose Rusinë që të marrin kontrollin e ishullit arktik me rëndësi strategjike.

Duke folur për gazetarët gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Uashingtoni do të bëjë diçka për Groenlandën, pavarësisht nëse kjo u pëlqen apo jo të tjerëve.

“Sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën dhe ne nuk do të kemi Rusinë apo Kinën si fqinj”, theksoi ai.

“Do të doja të bënim një marrëveshje, e dini, në mënyrën e lehtë, por nëse nuk e bëjmë në mënyrën e lehtë, do ta bëjmë në mënyrën e vështirë”, shtoi Trump.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron ta sjellë ishullin, i cili i përket aleatit të NATO-s, Danimarkës, nën kontrollin e SHBA-së, duke përmendur rëndësinë e tij strategjike dhe atë që ai e përshkroi si një prani në rritje të anijeve ruse dhe kineze në rajon.

Këto komente kanë ngjallur shqetësim, pasi Trump nuk ka përjashtuar përdorimin e presionit ushtarak ose ekonomik.

Groenlanda është kryesisht e mbuluar me akull dhe ka një popullsi prej rreth 57 mijë banorësh. /atsh/

Share This