
Trump e quan “të papranueshme” përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të ShBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “plotësisht të papranueshme” përgjigjen e Iranit ndaj propozimeve të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës.
Detaje nga përgjigjja e Iranit nuk janë bërë publike, ndërsa ajo është dërguar përmes Pakistanit, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në konflikt.
Armëpushimi, i cili synon të lehtësojë bisedimet për përfundimin e luftës së nisur nga ShBA-ja dhe Izraeli në shkurt, është respektuar kryesisht, pavarësisht shkëmbimeve të herëpashershme të zjarrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më herët gjatë kësaj jave, Trump përsëriti se lufta në Iran “do të përfundojë shpejt”.
Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” para se lufta të konsiderohet e përfunduar.

