Tërmet 8.7 i shkallës Rihter në brigjet e Kamçatkës në Rusi, paralajmërime për cunam në Japoni dhe SHBA

Tërmet 8.7 i shkallës Rihter në brigjet e Kamçatkës në Rusi, paralajmërime për cunam në Japoni dhe SHBA

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7 të shkallës Rihter ka goditur bregun lindor të Rusisë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami në pjesë të Rusisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti u regjistrua rreth 126 km nga Petropavlovsk-Kamchatsky, Rusi, në një thellësi prej 18 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Dridhja shkaktoi një cunami prej 3-4 metrash në Kamchatka.

Në Gadishullin Kamchatka u raportuan të lënduar, përfshirë një burrë që u hodh nga dritarja nga paniku dhe një grua në një aeroport rajonal, por asnjë nga të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë.

Helen Janiszewski, Profesore Asistente e Divizionit të Gjeofizikës dhe Tektonikës në Universitetin e Havait, deklaroi se tërmeti i sotëm renditet ndër dhjetë më të rëndët në histori. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, ky tërmet është  është i barabartë me tërmetin e gjashtë më të fortë në histori, atë të vitit 2010 në Biobío, Kili ku humbën jetën 523 persona dhe shkatërroi më shumë se 370,000 shtëpi dhe tërmetin e vitit 1906 në Esmeraldas, Ekuador ku humbën jetën 1,500 persona.

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar për  lëkundje të forta pasuese që mund të arrijnë magnitudën 7.5 të shkallës Rihter.

“Lëkundje të konsiderueshme dhe të dukshme pasuese me magnitudë deri në 7.5 pritet të vazhdojnë për të paktën një muaj tjetër“, ka paralajmëruar dega e Kamchatka-s e Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave.

Ndërkohë zyrtarët në Haëaii kanë urdhëruar një “evakuim të menjëhershëm” të pjesëve të mëdha të ishullit Oahu, përfshirë kryeqytetin e shtetit Honolulu.

Merrni masa! Priten valë shkatërruese të cunamit“, thotë Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave i Honolulusë në njoftimet në mediat sociale.

Fill pas dhënies së këtij njoftimi, qytetarë e turistë janë friukësuar duke u larguar nga vendi.

Ndërkaq, paralajmërime për cunami janë lëshuar për Japoninë, Peruja, Ekuadorin, Kinën, Filipinet dhe Indonezinë.

Paralajmërimet për cunami i njoftojnë njerëzit për mundësinë e rrymave të fuqishme dhe të rrezikshme, ndërsa i nxisin të zhvendosen në vende më të larta ose në brendësi të tokës. Paralajmërimet e nivelit më të ulët paralajmërojnë për rryma të forta dhe i nxisin njerëzit të qëndrojnë larg ujit dhe plazheve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë në lidhje me paralajmërimin për cunami në Haëaii dhe këshillat në Alaska dhe në bregdetin e Paqësorit të SHBA-së. /rtsh/

Share This