Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje lokale shiu

Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje lokale shiu

Sot Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Reshje shiu te herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.  Deti do të jetë me valëzim 1 deri në 2 ballë.

Share This