Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era do të fryj me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Deti do të jetë i valëzimi 2-4 ballë në Adriatik dhe Jon. /rtsh/

Share This