
“Lufta” Barça-Real, Laporta: Kurrë nuk i kam korruptuar gjyqtarët, Madridi po…
Çështja Negreira po i ndan gjithnjë e më shumë Real Madridin dhe Barcelonën.
Joan Laporta, i është përgjigjur ashpër akuzave të homologut të tij, Florentino Perez, i cili ditët e fundit kishte përdorur gjuhë të ashpër kundër klubit katalanas.
“Barcelona nuk ka blerë kurrë një gjyqtar dhe në përgjithësi nuk është e favorizuar, ndryshe nga Real Madridi gjatë gjithë jetës së tyre. Ata e kanë favorizuar Madridin gjatë gjithë jetës së tyre. Thënë troç, në ndeshjen e fundit, Real Madridi shënoi dy gola që nuk duhej të ishin dhënë: është e qartë se Bellingham e preku topin me krahun e tij, dhe në ndeshjen tjetër, Vinicius e goditi Iñaki-n në hundë. Nëse këto dy gola nuk do të ishin dhënë, Barcelona tani do të ishte në krye të La Ligës”.
Trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, u pyet gjithashtu për komentet e Laportës në prag të ndeshjes kundër Gironas.
“Jemi të vetëdijshëm për mesazhet populiste që u dërgohen tifozëve. Jemi të përqendruar në lojën tonë dhe gjëja e rëndësishme është të fitojmë në fushë, në mënyrë të merituar dhe sportive”.


