Shqipe Selimi reagon për mungesën në protestë: “Po të protestoja, do të filloja nga votimi për Specialen”

Shqipe Selimi reagon për mungesën në protestë: “Po të protestoja, do të filloja nga votimi për Specialen”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas shkrimeve në media që kanë përmendur mungesën e saj në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se, po të merrte pjesë në protestë, do të niste nga fakti se 82 deputetë votuan pro themelimit të Speciales – 30 nga PDK, 34 nga LDK dhe 18 nga partitë e komuniteteve pakicë.

“Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar. E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje,” ka shkruar ajo.

Selimi shtoi se nuk ishte e vetmja familjare e të akuzuarve në Hagë që mungoi në protestë, por sipas saj, portalet përmendën vetëm emrin e saj me qëllim për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Share This