
Rusia godet burgun në Ukrainë, 16 persona u vranë nga një sulm ajror
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe mbi 35 të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror rus në një burg në rajonin e Zaporizhzhia-s, në Ukrainën jugperëndimore.
Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, bëri të ditur se goditjet ruse, të realizuara me bomba ajrore me shpërthim të lartë, shkatërruan ndërtesat e burgut dhe dëmtuan disa shtëpi private në zonën përreth.
Po ashtu, në një tjetër sulm në rajonin e Dnipropetrovskit, katër persona të tjerë u raportuan të vrarë dhe disa të plagosur, duke e çuar numrin e viktimave në 20, në atë që konsiderohet një nga sulmet më të rënda të muajve të fundit.
Që prej fillimit të pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, përfshirë edhe Zaporizhzhian, e cila mbetet një nga rajonet më të goditura.
Gjatë natës, Rusia kreu tetë sulme ajrore në rajonin e Zaporizhzhisë, duke goditur një burg, sipas Ivan Fedorov, kreut të administratës ushtarake. /rtsh/


