
Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Pekinin, humbin jetën 30 persona. Emergjencat ngrenë alarmin: Reshjet do vijojnë edhe sot
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Pekinin dhe rajonet përreth, duke i tendosur aftësitë e kryeqytetit kinez për menaxhimin e fatkeqësive dhe duke i shtyrë disa ekspertë ta quajnë qytetin një kurth shiu.
Shirat e rrëmbyeshëm nisën gjatë fundjavës dhe u intensifikuan mbrëmjen e së hënës (28 korrik), me reshje që arritën deri në 543.4 milimetra në pjesët veriore të qytetit.
Dhjetëra mijëra persona u evakuuan nga kryeqyteti kinez, ndërsa numri më i lartë i viktimave u regjistrua në rrethet malore veriore – 28 në Miyun dhe dy në Janzing.
Presidenti Xi Jinping reagoi menjëherë duke urdhëruar përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit.
Ministria e menaxhimit të emergjencave tha të hënën në mbrëmje se shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë në disa pjesë të Pekinit, Hebeit dhe Tianjinit të martën, duke shtuar se “situata e ndihmës në rast katastrofe është komplekse dhe e rëndë”. /rtsh/


