
Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

