
Trump: Zgjedhjet e Iranit janë të kufizuara, të pranojë dorëzimin e plotë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar Iranin sepse nuk ka pranuar asnjë diskutim, duke thënë se po merren vetëm me Omanin.
“Udhëheqja iraniane është jashtëzakonisht e dyfishtë! Kërkojnë një takim, disa do të thonin ‘lutjen’, bisedimet fillojnë, me më shumë të planifikuara në të ardhmen e afërt, dhe ata thonë hapur dhe me krenari se nuk po zhvillojnë asnjë diskutim, se asgjë nuk po flitet dhe se po merren vetëm me Omanin,” shkroi Trump në Truth Social.
Sipas Trumpit, duhet arritur një marrëveshje, ndryshe Trumpi duhe të pranojë dorëzimin e plotë.
“Pastaj vazhdojnë me fjalët e tyre të zakonshme duke thënë se Ngushtica e Hormuzit do të operohet fuqishëm prej tyre, kur ajo tashmë është plotësisht e kontrolluar nga Marina e Shteteve të Bashkuara dhe ‘Bllokada’ jonë, ose siç thonë disa, ‘Muri i Çelikut i Shteteve të Bashkuara!’ Asgjë nuk hyn në Iran, përveç nëse duam ne, dhe asgjë nuk do të kalojë, përveç nëse arrihet një Marrëveshje ose Dorëzim i Plotë.
Qoftë se Irani dëshiron ta pranojë apo jo, ne po flasim në fakt për një zgjidhje të një problemi që ata e kanë shkaktuar prej dekadash. Është shumë e thjeshtë: Irani nuk do të ketë kurrë armë nukleare!” përfundoi ai. /rtsh/

