
Rekomandohen gjashtë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni i posaçëm ia ka rekomanduar seancës gjashtë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Pas rezultateve të intervistimit me gojë, Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, të cilët ia rekomandon seancës së Kuvendit për votim.
Kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni janë: Benina Kusari, Emine Abdyli Pozhari, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Shpresa Emra dhe Zahir Çerkini.


