Osmani takim me kryeministrin e Holandës: Kërkoi mbështetje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani takim me kryeministrin e Holandës: Kërkoi mbështetje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, në Kopenhagë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Osmani bëri të ditur se me homologun holandez ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Holandës, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në takim, presidentja ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Holandës për Kosovën në proceset ndërkombëtare, duke kërkuar veçanërisht përkrahje për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian.

“Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka deklaruar Osmani.

Samiti i Kopenhagës po mbledh liderët evropianë për të diskutuar çështje të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit politik në kontinent.

Share This