
Rama uron 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke kujtuar një nga momentet më të rëndësishme historike për vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje ngjarjet kyçe të 12 qershorit 1999, duke përfshirë hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe parakalimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar ai në mesazhin e tij.
Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR.

