Vazhdon ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të tashmen e njëjtë”

Vazhdon ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të tashmen e njëjtë”

Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon të mirëpresë vizitorët me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ekspozita vendos në dialog vepra historike dhe praktika bashkëkohore, duke zgjeruar konceptin e peizazhit përtej paraqitjes së territorit. Përmes qasjeve artistike, hapësira trajtohet si një terren shoqëror dhe historik, i formësuar nga lëvizjet, fshirjet dhe pasojat e ndryshimeve politike.

Kur prezantohen së bashku, veprat e ekspozitës e paraqesin peizazhin jo si një gjeografi të mbyllur, por si një hapësirë ku historia, kujtesa dhe marrëdhëniet me vendin mbeten të hapura për interpretim.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 26 gusht 2026.

Share This