
Punëtorët e RTK-së ende pa paga, Kusari akuzon Qeverinë dhe LVV-në për presion ndaj transmetuesit publik
Gati në përmbyllje të muajit gusht, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) vazhdojnë të mbeten pa pagat e muajit korrik.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar situatën si rezultat të presionit politik ndaj transmetuesit publik.
“Dita 21, punëtorët e RTK-së ende pa paga. Lufta speciale dhe presioni i Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë në transmetuesin publik vazhdon. P.S: Vendimi qeveritar është marrë, por it means absolutely nothing kur gazetarët ende s’i kanë marrë pagat! Absolutely nothing!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Çështja e vonesave në pagat e punëtorëve të RTK-së ka nxitur shqetësim të madh në opinion, me kritikë që theksojnë se kjo situatë cenon pavarësinë dhe funksionimin normal të transmetuesit publik.


