Kurti paraqitet në gjykatë në rastin “Klinaku” – reagon Behrami

Kurti paraqitet në gjykatë në rastin “Klinaku” – reagon Behrami

Sot në Gjykatën Themelore po mbahet seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut, lidhur me një postim të tij që po cilësohet si kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pjesëmarrja e Kurtit në seancë ka ngjallur reagime politike. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë duke thënë se ai “është gjithmonë i gatshëm të dëshmojë në gjykatë kundër njerëzve të UÇK-së”.

“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë. Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë!”, – ka shkruar Behrami, duke aluduar në refuzimin e Kurtit për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e skandalit të rezervave shtetërore.

Ky zhvillim vjen në një moment politikisht të ndjeshëm, ku çështjet e drejtësisë dhe raporti i Kurtit me luftëtarët e UÇK-së po përdoren si tema të forta polemikash në skenën politike të vendit.

 

Share This