
Limaj: Me dinjitet ta presim nesër vendimin, luftën tonë s’do ta njollosë askush
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të shpallet nesër në Hagë.
Në një lidhje direkte me “Kosova Live”, Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta presin me dinjitet vendimin, duke theksuar se lufta çlirimtare dhe liria e Kosovës nuk mund të njollosen nga askush.
“Pres që qytetarët e Kosovës me dinjitet nesër ta presin vendimin. Duhet ta dijë gjithë [Kosova] se liria dhe lufta çlirimtare janë të pastra dhe askush dhe asgjë nuk mund t’i njollosë, sepse ne vetë nuk i kemi njollosur”, ka thënë Limaj.

