Publikohet fotografia e kosovarit te dytë që humbi jetën dje nga dallgët në Shëngjin

Publikohet fotografia e kosovarit te dytë që humbi jetën dje nga dallgët në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Shëngjin ku dy të rinjë nga Kosova humbën jetën në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ndërsa tre të tjerë janë transportuar për ndihmë në spital.

Pesë shokët i rrëmbyen dallgët e detit dhe për pasojë dy prej tyre humbën jetën.

Njëri nga të vdekurit është i riu Leonit Aliu nga Fushë Kosova.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët si dhe klubi i futbollit “Fushë Kosova” i cili ishte edhe pjesë e këtij ekipi, raporton GE.

Kujtojmë që jetën humbi edhe i riu nga Drenasi Jetmir Binaku.

 

Share This