
Barcelona-Torres, këto janë zhvillimet e fundit
Barcelona mund të përballet me vështirësi serioze për ta bindur Ferran Torresin të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, pavarësisht dëshirës së klubit për t’i ofruar një kontratë të re pas paraqitjeve të shkëlqyera të sulmuesit me Spanjën në Kupën e Botës 2026, shkruan Rekordi.net.
Torres ishte heroi i finales së Botërorit, duke shënuar golin vendimtar në vazhdime ndaj Argjentinës, me të cilin Spanja triumfoi 1-0 dhe fitoi titullin e saj të dytë kampion bote.
Pas festimeve me kombëtaren, 26-vjeçari ka nisur pushimet verore, ndërsa bisedimet me drejtuesit e Barcelonës pritet të zhvillohen pas rikthimit të tij.
Sulmuesi konsiderohet një nga lojtarët kyç në skuadrën e Hansi Flick. Sezonin e kaluar ai realizoi 21 gola në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit të dytë radhazi në La Liga.
Sipas “Marca”, Barcelona synon t’i ofrojë një kontratë të re gjatë muajit shtator, në mënyrë që marrëveshja të përfshihet në buxhetin financiar të sezonit të ardhshëm, pasi Torres hyn në vitin e fundit të kontratës aktuale.
Megjithatë, gjendja financiare e klubit mbetet pengesa kryesore. Raporti thekson se Barcelona nuk është në gjendje t’i ofrojë një pagë shumë më të lartë se ajo që fiton aktualisht, rreth 10 milionë euro në sezon.
Kjo situatë mund të favorizojë interesimin e Paris Saint-Germainit. Kampioni francez po monitoron nga afër situatën e Torresit dhe, nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim, do të ketë mundësinë të nisë negociatat për transferim si lojtar i lirë në fillim të vitit 2027.
Barcelona mbetet e vendosur ta mbajë në skuadër një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv, por kufizimet financiare mund ta bëjnë shumë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të re. /Rekordi.net

