Kurti: Do t’i ftoj liderët e opozitës në takim, s’na duhen zgjedhjet

Kurti: Do t’i ftoj liderët e opozitës në takim, s’na duhen zgjedhjet

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se sot do t’i thërras në takim për javën e ardhshme krerët e partive opozitare për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’ju dërgoj ftesa për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai, pas përurimit të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK.

“Unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht në 48 orët e fundit para se të mbërrinim te mesnata e 5 marsit nuk ka pasur asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Është dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, kur PDK kërkoi që t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na i treguar emrat neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit ne nxorëm emrin e Glauk Konjufcës. Pritëm e sërish u refuzua takimi me mua. Vetëm tri orë para mesnatës nxorëm emrin e Fatmire Kollçakut”, tha ai, raporton rtk.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit dhe deri më 31 mars pritet të nxjerrë aktgjykim lidhur me këtë rast.

Share This