
PSG shkatërron Messin më shokë, kalon në çerekfinale
Paris Saint-Germain ka dhuruar një paraqitje spektakolare në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Inter Miamin me rezultatin e thellë 4-0, të dielën në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.
Skuadra pariziene, edhe pa disa prej yjeve kryesorë, tregoi superioritet absolut ndaj ekipit amerikan, duke kontrolluar lojën dhe goditur në momentet vendimtare.
Me këtë fitore, PSG kalon në çerekfinalen e këtij turneu të madh të futbollit, ndërsa Inter Miami bëri paraqitje zhgënjyese duke i dhënë lamtumirën e kësaj garë prestigjioze.
Neves (6’, 39’), Aviles (44’, autogol) dhe Hakim (45’), shënuan golat për fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës.
PSG më fitoren dhe paraqitjen në duel me Inter Miamin, tregon së parisienët janë një nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun e Kupës së Botës për Klube.


