
Salah arrin shifër historike ndaj Aston Villas, barazon rekordin e Rooney-t
Liverpooli i është kthyer fitoreve në Premier League pas më shumë se një muaji, duke mposhtur Aston Villan 2-0 në “Anfield”.
Mohamed Salah ishte hero i mbrëmjes, duke shënuar në fund të pjesës së parë pas një gabimi të portierit Emiliano Martínez.
Me këtë gol, egjiptiani u bë vetëm lojtari i tretë në historinë e klubit me 250 gola, ndërsa barazoi rekordin e Wayne Rooneyt për numrin e përgjithshëm të kontributeve (gola + asiste) në Premier League për një klub të vetëm — 276 herë. /Rekordi.net


