Presidenti Ademi uron Feronikelin ’74: Mirë se riktheheni në elitë

Presidenti Ademi uron Feronikelin ’74: Mirë se riktheheni në elitë

FC Feronikeli 74 ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës, vetëm një vit pas rënies në Ligën e Parë, duke vulosur kështu një sukses të rëndësishëm për klubin nga Drenasi.
Me këtë rast, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar klubin për arritjen, duke e cilësuar rikthimin si rezultat të një pune të mirëfilltë dhe përkushtimi të vazhdueshëm.
“Përgëzojmë FC Feronikelin 74 për rikthimin e merituar në elitën e futbollit kosovar, pas vetëm një viti qëndrimi në Ligën e Parë. Ky sukses dëshmon punën serioze, organizimin e mirë dhe përkushtimin e klubit për t’u rikthyer aty ku i takon, në mesin e më të mirëve të futbollit tonë,” thuhet në urimin e tij.
Ai gjithashtu shprehu urime për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje, përfshirë futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët dhe qytetarët e Drenasit.

“Urime të përzemërta për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Drenasit për këtë arritje të rëndësishme. Mirë se riktheheni në elitë,” përfundon urimi i Ademit

Share This