Bedri Hamza nga Prizreni: Qytetarët kërkojnë ndryshim, koha për t’i dhënë fund krizës

Bedri Hamza nga Prizreni: Qytetarët kërkojnë ndryshim, koha për t’i dhënë fund krizës

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se mbështetja qytetare për ndryshim po rritet çdo ditë, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për dalje nga kriza.

Gjatë një aktiviteti në Prizren, Hamza u shpreh se mesazhi i qytetarëve ishte i qartë.

“Edhe Prizreni sonte foli zëshëm: qytetarët duan ndryshim”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdojë me, siç tha, kriza të vazhdueshme, stagnim dhe përçarje, duke shtuar se është koha për një qeverisje që fokusohet te mirëqenia e qytetarëve.

“Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet”, ka theksuar Hamza.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar qytetarët që të mbështesin ndryshimin përballë krizës.

Share This