Mbyllen ndeshjet e Suerligës, rezultate befasuese, kjo tabela

Mbyllen ndeshjet e Suerligës, rezultate befasuese, kjo tabela

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së pestë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Rekordi.net.

Prishtina ka arkëtuar tri pikë të mëdha në udhëtim tek Malisheva, duke triumfuar me rezultat 3-1.Ardain Muja në minutën e 20-të zhbllokojë lojën duke kaluar kryeqytetasit në epërsi prej 1-0. Samuel Opeh barazoi shifrat në 1-1, derisa për fitoren e prishtinasve u përkujdesën Limani dhe Veliu që realizuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 3-1.

Gjilani merr fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj duke mundur Ferizajn, me rezultat 1-0. Golin e vetëm e realizoi Robert Rrahmani

Ndërkaq, Drita merr fitoren e parë këtë sezon të garave duke mposhtur me vështirësi Prishtinën e Re, me rezultat 2-1. Veton Tusha dhe Arb Manaj shënuan për vendasit, kurse, Patrik Eze ishte realizues për mysafirët.

Drenica dhe Dukagjin ndan pikët duke luajtur baras 1-1. Igbal Jashari në minutën e 68-të shënoi për drenicasit, kurse, klinasve një pikë ua siguroi Pllana në minutën e 90+2.

Më barazim është mbyllur edhe dueli mes Llapit dhe Ballkanit 2-2. /Rekordi.net

Share This