Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

Pekini, Teherani dhe Moska denoncojnë përpjekjet e SHBA-së dhe E3 për ta referuar Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për programin bërthamor

Kina, Irani dhe Rusia kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët, ku kundërshtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe tri vendeve evropiane për ta referuar Teheranin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të mohimit të aksesit të AIEA-s në objektet e tij bërthamore.

Në deklaratë thuhet se “referimi i pretenduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka bazë ligjore, synon të përkeqësojë situatën dhe është në kundërshtim me angazhimin e shprehur të bashkëautorëve për diplomaci”.

SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania po kërkojnë që Bordi i Guvernatorëve i AIEA-s ta referojë çështjen në Këshillin e Sigurimit.

Pekini, Teherani dhe Moska e kanë cilësuar gjetjen e pretenduar të mospërputhjes së Iranit me inspektimet e AIEA-s në vitin 2025 si “të motivuar politikisht dhe të largët nga realiteti”.

Të tria vendet theksojnë se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane janë arsyeja kryesore pse Irani ka hezituar t’i japë AIEA-s akses në këto objekte.

Ato u bëjnë thirrje “të gjitha Shteteve Anëtare përgjegjëse që të vlerësojnë me kujdes implikimet e saj dhe të përmbahen nga mbështetja e projektrezolutës”. /rtsh/

Share This