
Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet
Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhjet Presidenti, atëherë vendi kalon në anarki.
Miftaraj tha se pas 4 tetorit vendi mbetet pa U.D Presidente, duke shtuar se më nuk ka kush as t’i shpall zgjedhjet.
“Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri me 4 tetor 2026, me këtë Kushtetutë dhe me këtë rend kushtetues nuk ka zgjedhje as ne dhjetor 2026 e as ne janar 2027. Pas 5 tetorit 2026 kalojmë në anarki. Me 5 tetor nuk ka President e as UD te Presidentit qe shpall zgjedhje per dhjetor e as per janar”, shkruan Express.
“Me këtë skenar me 5 tetor Kosova hyn në një vakum institucional të paprecedente dhe pa zgjidhje kushtetuese. Kosova me 5 tetor nuk do kete President qe do ushtronte kompetencat dhe pergjegjesite qe ia garanton Kushtetuta dhe ligji. A jemi gati si shtet qe te rrezikojme deri ne kete mase? A duhet si shoqeri ta pranojme kete si gjendje normale?”, ka thënë Miftaraj.

