Pistons e Cavaliers kalojnë në raundin tjetër pas ndeshjeve të shtata dramatike

Pistons e Cavaliers kalojnë në raundin tjetër pas ndeshjeve të shtata dramatike

Mbrëmja e fundit në NBA solli emocione të mëdha, teksa dy seri u vendosën vetëm në ndeshjen e shtatë. Detroit Pistons dhe Cleveland Cavaliers siguruan kualifikimin pas fitoreve vendimtare ndaj Orlando Magic dhe Toronto Raptors.

Detroit triumfoi bindshëm ndaj Orlando me rezultat 116-94, duke mbyllur serinë 4-3. Ndonëse konsiderohej favorit pas sezonit të rregullt, Pistons hasën rezistencë të fortë nga Magic, që madje kishin udhëhequr serinë 3-1. Në sfidën vendimtare, diferencën e bënë liderët e skuadrës: Cade Cunningham shkëlqeu me 32 pikë dhe 12 asistime, ndërsa Tobias Harris kontribuoi me 30 pikë dhe 9 kërcime. Për Orlandon, paraqitja e Paolo Banchero nuk mjaftoi, ndërsa mungesa e Franz Wagner u ndje ndjeshëm.

Në përballjen tjetër, Cleveland Cavaliers shfrytëzoi maksimalisht avantazhin e fushës për të mposhtur Toronto Raptors me shifrat 114-102, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 4-3. Ndeshja u vendos në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e së dytës, ku vendasit krijuan një epërsi të thellë falë një serie 49-21. Protagonistët kryesorë ishin Donovan Mitchell me 22 pikë dhe James Harden me 18 pikë, ndërsa dominues nën tabelë ishte Jarrett Allen me 22 pikë dhe 19 kërcime.

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 116-94 (4-3)

Cleveland Cavaliers – Toronto Raptors 114-102 (4-3)

Share This